KONTEKSTI DHE OBJEKTIVI
Të vetëdijshëm për faktin se biznesi i restorantit po humb përafërsisht 25% e ushqimit që blen, udhëheqësit rajonalë të AccorHotels nga Evropa Lindore vendosën të përmirësojnë performancën e hoteleve me iniciativa të ndryshme që zvogëlojnë mbetjet e ushqimit duke kombinuar dixhitalizimin, faktorin njerëzor dhe ekonominë rrethore.
NDIKIMI
Brenda 3 muajve, u arrit tejkalimi i objektivit prej -30. Sot, vlera e mbetjeve të ushqimit u ul deri mbi 80% nga fillimi i saj(Qershor 2016). Kursimet vjetore arritën në 28 580 EUR duke mbajtur në të njëjtën kohë cilësinë e shërbimit në Novotel Warsaw Centrum në një nivel shumë të lartë dhe duke ulur ndikimet në mjedis..
PËRSHKRIMI I NISMËS
Menaxherët e AccorHotels të Evropës Lindore dhe Novotel Warsaw Centrum (më shumë se 700 dhoma) vendosën të investojnë kohë dhe energji në ngritjen e vetëdijes së punonjësve – përmes prezantimeve, punëtorive, KPI-ve për të rritur angazhimin e stafit. Faza e dytë e projektit ishte përqendruar në ekipin e Kuzhinës në thelb dhe duke ftuar një ofrues të jashtëm të zgjidhjeve dixhitale për të mbështetur ndryshimin. Falë, peshimit të rregullt – të mbështetur nga një sistem dixhital i jashtëm, monitorimi dhe analiza e duhur e burimit të mbeturinave ishte shpejt e dukshme dhe një plan veprimi i saktë por kompleks u zbatua që mbulonte zona të tilla si porositë-dorëzimet, magazinimin, përgatitjen në kuzhina, bufe , plating, komunikim me stafin dhe mysafirët.
Një përzierje unike e angazhimit dixhital dhe njerëzor dha rezultate të menjëhershme, mbresëlënëse. U mësua se mesatarisht 700 kg ushqim përfundonte si mbetje çdo javë. Për sa i përket komunikimit të brendshëm, Novotel Warsaw Centrum ka mirëpritur në Prill & Maj 2017, në total 70 punonjës nga zyra mbështetëse dhe hotele të tjera në mënyrë që të frymëzojnë pjesën tjetër të rrjetit AccorHotels në Evropën Lindore për të luftuar me mbetjet e ushqimit.
.
FAKTE TË SHPEJTA
- Organizata: Novotel
- Qyteti: Warsaw
- Lloji i ofruesit: Hotel
- Parimi rrethor: Minimizimi i mbetjeve dhe ndotjes
- Fokusi: Redukto
- Fjalët kyce: #ushqim #mbetje #angazhim