Tema 2 Relevanca dhe përfitimet e biznes modeleve

Ndërsa çdo biznes ka një model biznesi – i qartë ose jo – modelimi i biznesit është procesi i përshkrimit të modelit dhe përdorimi i mjeteve për ta formësuar atë në mënyrë aktive. Kornizat e modelimit të biznesit janë mjete të dobishme për shumë organizata. Ato krijojnë një strukturë ose themel për artikulimin, modelimin dhe / ose ndërtimin e një modeli biznesi me qëllim. jesh proaktiv për krijimin e modelit të biznesit tënd është një qasje shumë e fuqishme për krijimin e një biznesi të shkathët dhe të suksesshëm që operon në botën e sotme ndërsa përgatitet gjithashtu për botën e nesërme.

  1. Përfitimet e modelimit të biznesit
  • Ajo ofron mundësi me kosto ulët dhe rrezik:

Për sipërmarrësit dhe startupet, modelimi i biznesit është i shpejtë për t’u përdorur, duke ju mundësuar që të veproni menjëherë sipas ideve tuaja. Ai hap sytë tuaj drejt mundësive dhe inovacionit dhe, lehtëson bisedat dhe vendimet më të mira – si nga brenda dhe nga jashtë me palët e interesuara – të gjitha me kosto të ulët dhe rrezik të ulët. 

  • Ju ndihmon planifikoni nga tani ardhmen:

Modelimi i biznesit te startupet shpesh është i orientuar drejt së ardhmes. Por duhet të përdoret në tre forma të konteksteve kohore: e tashmja, e kaluara dhe e ardhmja. Është një mjet për të kuptuar mënyrën se si diçka funksionon në një moment në kohë. 

  • Kjo ju ndihmon ko-krijoni vlerë me palët tuaja interesit :

Krijimi i vlerës është thelbi i çdo iniciative, projekti, biznesi, ideje apo instrumenti politik. Duke përcaktuar dhe specifikuar qartë se si planifikohet të bëhet kjo, ju i jepni vetes dhe palëve tuaja të interesit një kuptim të përbashkët për mënyrën se si biznesi do të jetë i suksesshëm – historinë dhe numrat. Përmes kësaj, bashkë-krijimi i vlerës mbështetet, përmirësohet dhe sigurohet. 

  • Është shpejt ndërtohet modeli dhe kontrollohet nëse është i zbatueshëm sesa ndërtohet sendi aktual.
  1. Modeli i biznesit vs Plani i biznesit

Termat “model biznesi” dhe “plan biznesi” shpesh mund të jenë konfuze. Një biznes shpesh mund të përshkruhet si një udhëtim. Ju duhet të vendosni për destinacionin dhe më pas keni nevojë për hartën për të arritur atje.

Një model biznesi është një përshkrim se si të krijoni, shpërndani dhe kapni vlerën në një pikë të caktuar në kohë.

Dhe një plan biznesi parashikon, planifikon dhe krijon strategji. Ai gjithashtu shikon rrezikun dhe financat në mënyrë që biznesi të “përdorë” kohën për t’u zhvilluar nga modeli aktual i biznesit në modelin e parashikuar të ardhshëm të biznesit.