Tema 1 Hyrje

Ekonomia jonë industriale aktualisht është e bazuar në një model linear të konsumit të burimeve që ndjek modelin “merr-bëj-hudh”. Kompanitë nxjerrin materiale, aplikojnë energji dhe punë për të prodhuar një produkt dhe e shesin atë tek konsumatori i fundit, i cili më pas e hedh atë kur nuk i shërben më qëllimit të tij.

Ky shfrytëzim i burimeve ishte njoftuar tashmë në gazetën franceze Le Producteur – 10/10/1825 (Wikipedia, 2021): “Është çështje e zhvillimit dhe përhapjes së parimeve të një filozofie të re. Kjo filozofi, bazuar në një konceptim të ri të natyrës njerëzore, pranon që destinacioni i specieve, në këtë glob, është të shfrytëzojë dhe modifikojë në avantazhin e saj më të madh natyrën e jashtme.” 

Duke përdorur këtë model linear, ne jemi duke konsumuar burime de facto, të cilat janë të fundme, që prodhojnë mbetje! Edhe nëse janë marrë shumë masa individuale dhe institucionale për të përmirësuar efikasitetin e burimeve, sistemi ynë aktual, bazuar në konsumin e burimeve, sjell humbje të konsiderueshme përgjatë zinxhirit të vlerës.