Për

“CEnTOUR – Ekonomia Rrethore në Turizëm është një projekt COSME që zgjat nga shtator 2020 deri në shtator 2023.

NVM-të, veçanërisht në sektorin e turizmit, po i afrohen ngadalë sfidave të kalimit nga një model linear në një model rrethor të ekonomisë, dhe duke pasur parasysh madhësinë e tyre mesatare, zakonisht nuk kanë burime dhe aftësi të mjaftueshme për të përballuar këtë ndryshim duke përdorur mjetet dhe rekomandimet e duhura. Sistemet e turizmit janë sisteme shumë të ndërthurura që përfitojnë nga një qasje e integruar për zhvillimin e biznesit, si për sa i përket efikasitetit dhe promovimit.

CEnTOUR synon të mbështesë NVM-të në zhvillimin dhe zbatimin e bizneseve rrethore (në drejtim të transferimit të njohurive, aftësive, inovacionit, çertifikimit) brenda sistemit të integruar të zhvillimit lokal.

Qëllimet e projektit

Të zhvillojë dhe të testoj një skemë efektive të mbështetjes për NVM-të, e cila u siguron atyre aftësitë, njohuritë dhe burimet e duhura (gjithashtu në termat e qeverisjes lokale) të zhvilloj zgjidhje inovative drejt një modeli të ekonomisë rrethore, duke rritur kapacitetin e tyre të rimendojnë modelet, produktet dhe shërbimet e tyre të biznesit;

Të ndihmojë NVM-të pjesëmarrëse të zhvillojnë dhe zbatojnë zgjidhje për modele rrethore, në veçanti nxisin krijimin e ideve dhe zgjidhjeve inovative përmes krijimit të mënyrave të të menduarit, krijimit të komuniteteve të praktikës dhe bashkëpunimit ndër-sektorial;

Të krijojë një rrjet të qëndrueshëm të institucioneve që mund të bashkëpunojnë në skemat rrethore të mbështetjes së ekonomisë për NVM-të në sektorin e turizmit;

Të promovojë shkëmbimin e praktikave dhe rezultateve në nivelin e BE-së brenda një rrjeti ekonomik rrethor të palëve të interesuara dhe zhvillimin e një kornize operacionale për të kopjuar skemën e mbështetjes së biznesit diku tjetër

Qëllimet specifike

WP1

Zhvillimi i kornizës për ekonominë rrethore për ngritjen e kapaciteteve të NVM në sektorin e turizmit

WP2

Ndërtimi i kapaciteteve të 68 NVM-ve të mbështetura financiarisht nga projekti

WP3

Përshpejtimi: ideimi, përvetësimi dhe zhvillimi i zgjidhjeve të qëndrueshme të miratuara nga NVM-të duke u përqëndruar në mbetjet në sektorin e ushqimit, ofertën pa plastikë dhe rimendimin/ridizajnimin e paketimit, si dhe në konsumin bashkëpunues

WP4

Zbatimi, vlerësimi, përshtatja për NVM-të për të kryer një test pilot në pajtueshmërinë e çertifikimit, përcaktimin dhe marrëveshjet e zinxhirit të furnizimit, përshtatjen e proceseve dhe produkteve

WP5

Menaxhimi dhe cilësia e projektit dhe përfshirja efektive e 68 NVM-ve të shpërndara në 5 fokus-vende / rajone

WP6

Komunikimi dhe shpërndarja e projektit përtej grupit të synuar

Grupet e synuara

  • 68 NVM në sektorin e turizmit të shpërndarë midis 5 vendeve/rajoneve në Itali (18), Spanjë (14), Moldavi (12), Maqedoni Veriore (12), Greqi (12)

  • Autoritetet rajonale, organizatat sektoriale, të arritura nga anëtarët e Konsorciumit

  • Një gamë e gjerë e aktorëve të përfshirë në trajnim, edukim, sipërmarrje dhe mbështetje të inovacionit në nivelin lokal, rajonal, kombëtar dhe BE