Ndalimi i pipëzave plastike në hotelin Metropole

KONTEKSTI DHE OBJEKTIVI

Mbi 10 vjet më parë, Hotel Metropole Monte-Carlo miratoi “Green Attitude” ndaj zhvillimit të qëndrueshëm për të zvogëluar ndikimin e tij në planet dhe për të ruajtur biodiversitetin: klasifikimi selektiv, riciklimi, kursimet në ujë dhe energji, mbrojtja e faunës dhe florës, blerja e gjelbër, çertifikimet mjedisore, një “komunitet i gjelbër”, veprime humanitare… Shumë aktivitete në interes të ekologjisë janë ndërmarrë.

Mbeti një temë e konsiderueshme që duhej adresuar: pipëzat plastike

NDIKIMI

Konsumi mesatar ditor i pipëzave plastike ishte 400 në 2017.

Nga ndalimi në qershor deri në shtator 2018, u përdorën mesatarisht 104 pipëza “të biodegradueshme” në ditë, pra një ulje prej 73,5%.

PËRSHKRIMI I NISMËS

Të angazhuar thellë në mbrojtjen e planetit, Hotel Metropole Monte-Carlo vendosi të bëhet një shembull dhe në qershor të 2018 u bë hoteli i parë me 5 yje në Principatën e Monakos i cili ndaloi pipëzat plastike nga të 7 pikat e ushqimit dhe pijeve, të frymëzuar nga Joël Robuchon..

Për klientët që ende dëshirojnë t’i përdorin ato, është siguruar një alternativë cilësore: pipëza të bëra me niseshte misri, 100% biodegradueshëm dhe shërbejnë një pipëz të biodegradueshëm për koktej në vend të dy pipëzave.

Të gjithë anëtarët e stafit janë të inovluvar dhe të përfshirë në këtë vendim drastik dhe janë pajtuar të marrin pjesë në një kampanjë institucionale që u shpërnda në të gjitha mediat tona sociale.

FAKTE TE SHPEJTA

  • Organizata: Hôtel Metropole
  • Qyteti: Monte Carlo
  • Lloji i ofruesit: Hotel
  • Parimi rrethor: Minimizimi i mbetjeve dhe ndotjes
  • Fokusi: Refuzo
  •  Fjalët kyce: #plastikë #i biodegradueshëm

MË SHUMË INFO