KONTEKSTI DHE OBJEKTIVI
Një konsumator hollandez hedh rreth 47 kg ushqim në bazë vjetore, gjë që përkthehet në humbje financiare, por edhe në dëmtimin e të gjitha aktiviteteve të lidhura si paketimi, transportimi, ftohja dhe përgatitja e ushqimit. Katër ish-punonjës të supermarketit Albert Heijn vendosën të krijojnë Instock bazuar në këtë vëzhgim për të “bërë njerëzit të vlerësojnë më shumë ushqimin” dhe për të trajtuar mbeturinat e ushqimit duke shndërruar tepricën e ushqimit në vakte.
NDIKIMI
Restoranti Instock krijon një menu të bërë nga 80 deri në 100% mbetje ushqimesh kryesisht nga supermarkete. Që nga viti 2012, Instock arriti të shpëtojë gati 1 000 tonë ushqim.
PËRSHKRIMI I NISMËS
Nga supermarketet te vetë konsumatorët, një sasi e jashtëzakonshme e ushqimit bëhet mbetje për shkak të standardeve tona të cilësisë së lartë të ushqimit, mbiprodhimit dhe paketimeve të dëmtuara. Stafi i Instock shpëton nga asgjësimi i panevojshëm këtë tepricë ushqimore të supermarketeve Albert Heijn e cila nuk ka skaduar, por nuk mund të shitet më për arsye të ndryshme.
Pastaj, kuzhinierët e Instock e shndërrojnë atë në një menu restoranti e cila është e freskët dhe e ndryshme çdo ditë në varësi të asaj që është në dispozicion.
Përveç kësaj, në partneritet me një fabrikë birre, ata prodhojnë birrat e tyre, njëra e bërë nga lëvozhgat e patates, një nga buka e kursyer dhe një nga drithërat e birrës.
FAKTE TE SHPEJTA
- Organizata: Instock
- Qyteti: Amsterdam
- Lloji i ofruesit : Restorant
- Parimi rrethor: Mbajtja e produkteve dhe materialeve në përdorim
- Fokusi: Ripërdorimi
- Fjalët kyce: #ushqimi #mbetjet